Le foto del triduo pasquale 2014

  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014
  • Le foto del triduo pasquale 2014

 

Il Triduo Pasquale

Edhe dioqeza jonë ka jetuar këto kohë të forta liturgjike me devotshmëri dhe gëzim të thellë.

Të rinjtë e gjithë dioqezes janë mbledhur rreth ipeshkëvit të tyre për diten rinore duke jetuar një ditë feste duke bashkëndarë me njëri -tjetrin momente gëzimi dhe rreth Jezusit në lutje dhe soditje të të Shenjtërueshmit Sakrament që është jetuar thellësisht nga të gjithë të rinjtë. Të dielen e larit që akoma sot ndjehet si një celebrim i madh kemi filluar marshimin tonë këtë vit ndryshe nga vitet e tjera duke u nisur nga spitalii dhe duke përfunduar si gjithmonë në Ktedrale. Ky celebrim ka nisur treditëshin e mrekullueshëm të pashkëve duke derdhur mbi ne shumë hire. E mërkurja e Madhe na ka mbledhur të gjithëve këtë herë përreth meshtarëve tanë, ku kemi bekuar vjarat dhe ata përpara Hyjit dhe besimtarëve kanë ripërtërirë premtimet e tyre. Të enjten e madhe jemi vendosur rreth darkës së Fundit me Jezusin, i cili këtë vit, në personin e ipeshkëvit tonë u ka larë këmbët 12 të rinjtëve. Në grupe të alternuar adoleshentësh dhe të rinjsh, të shoqëruar edhe nga disa të rritur dhe motrat e meshtarët e famullisë kemi vazhduar celebrimin e së enjtës së Madhe me adhurimin përballë të shenjtërueshmit sakramet, një moment i gjatë adhurimi që është përjetuar me shumë devotshmëri nga të gjithë.

Të premten e madhe ku liturgjia na fton të meditojmë në heshtje dashurinë që Hyjin tregon duke na dhuruar Birin e tij mbi kryq, kemi adhuruar këtë Kryq të shenjtë që i ka sjellë shëlbimin botës.

Të shtunen e shenjtë kemi jetuar në vigjilje të mrekullueshme ku, edhe pse në orë  të vona të natës, të gjithë kanë marrë pjesë me devotshmëri dhe kanë jetuar me gëzim këtë celebrim të veçantë.

Këtë vit kemi jetuar vërtetë me shumë devotshmëri këto kohë të shenjta dhe urojmë që të gjithë kenë gjetur gëzimin e Krishtit të ringjallur dhe paqen e tij.

 

Rajmonda

Rrëshen

Albania

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *