PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË

  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË
  • PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË

PAPA FRANÇESKU DHE TË RINJTË SHQIPTARË

“Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!”

Kjo ka qënë përshëndetja dhe dhurata e Papa Françeskut që ka hyrë në shtëpinë e çdo shqiptari, në zemren e secilit person.

Edhe në zemren e të rinjve të dioqezës së Rrëshenit, të cilët janë nisur në orët e para të mëngjesit kur ishte akoma errësirë për të parë lindjen e diellit në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës, që ishte zbukuruar dhe përgatitur për ardhjen e Atit të Shenjtë.

“Ku është rinia aty është edhe shpresa”, edhe sheshi dalë nga dalë po mbushej me shpresë të re, prej të rinjve që e prisnin këtë ditë me shumë emocion, me një gëzim që buronte nga dëshira e madhe për të takuar Papën tonë.

Në këtë ditë, me gjithë impenjimet e shumta, dallohej qartë që vëmendja e Atit të Shenjtë drejtohej shpesh nga të rinjtë duke i mësuar si një baba i dashur:

“Posaçërisht u drejtohem të rinjve. Ishin shumë, nga udha prej aeroportit e deri këtu. Po ky është popull i ri, shumë i ri e ku është rinia, është edhe shpresa. Dëgjojeni Zotin, adhurojeni Zotin e duajeni njëri tjetrin, si popull si vëllezër. Mos kini frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtit, që ju fton ta ndiqni! Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj.”

Kejda, nga të rinjtë e dioqezes sonë, kur e pyet për një thënie që i ka përqyer më shumë prej Papës, kujton me gëzim këtë drejtuar pikërisht të rinjve:

Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni “jo” idhujtarisë së parasë, “jo” lirisë së rreme individualiste, “jo” varësive e dhunës; e t’i thoni “po” kulturës së takimit e të solidaritetit, “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë.

Unë personalisht, dëshiroj të kujtoj kur, duke folur për shqiponjën në flamurin tonë thotë “Kujtoni të kaluarën, kujtoni plagët tuaja por mos u hakmerrni. Kujtoni dhe falni.” Në një shoqëri si e jona që, fatkeqësisht akoma vuan dhe i trembet hakmarrjes, këto fjalë janë një nxitje e madhe.

Nuk thotë të harrojmë të keqen që kemi pësuar, plagët tona por ta kujtojmë që të mund të falim. Shembulli i martirëve do të na mësojë dhe ndihmojë të mbështetemi në Krishtin: “kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën. Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.

 Zoja ju priftë për të ecur “së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.

Rajmonda Mëlyshi

Papa Francesco e i giovani albanesi

“Pace nelle vostre case, pace nei vostri cuori, pace nella vostra Nazione!”

Questo il salute e il dono di Papa Francesco che è entrato nella casa di tutti gli albanesi, nel cuore di ogni persona.

E anche nel cuore dei giovani della diocese di Rreshen, che sono partiti nelle prime ore del mattino quando era ancora buio per vedere sorgere il sole nella Piazza Madre Teresa a Tirana, addobata a festa per l’arrivo del Santo Padre.

“Dove ci sono i giovani, lì c’è la speranza”, e la piazza pian piano si riempiva di nuova speranza dai giovani che hanno atteso questo giorno con emozione, gioia e grande desiderio di incontrare il nostro papa.

In questo giorno, nonstante Iinumerosi impegni, era evidente l’attenzione del Santo Padre verso i giovani.

“In particolare, questo invito lo rivolgo ai giovani. Ce ne erano tanti sulla strada dall’aeroporto a qui! Questo è un popolo giovane! Molto giovane. E dove c’è giovinezza c’è speranza. Ascoltate Dio, adorate Dio e amatevi fra voi come popolo, come fratelli. Non abbiate paura di rispondere generosamente a Cristo che vi chiama a seguirlo! Nella vocazione sacerdotale e religiosa troverete la ricchezza e la gioia del dono di se stessi a servizio di Dio e dei fratelli”.

Kejda una delle giovani della diocesi di Rreshen alla domanda su cosa l’avesse colpita di più tra le tante cose detta dal papa, ricordava con gioia proprio questa rivolta ai  giovani:

“Cari giovani, voi siete la nuova generazione, la nuova generazione dell’Albania, il futuro della Patria. Con la forza del Vangelo e l’esempio dei vostri antenati e l’esempio dei vostri martiri, sappiate dire no all’idolatria del denaro – no all’idolatria del denaro! – no alla falsa libertà individualista, no alle dipendenze e alla violenza; e dire invece sì alla cultura dell’incontro e della solidarietà, sì alla bellezza inseparabile dal bene e dal vero; sì alla vita spesa con animo grande ma fedele nelle piccole cose. Così costruirete un’Albania migliore e un mondo migliore, sulle tracce dei vostri antenati.  

A me personalmente piace ricordare quando il Papa, parlando della nostra bandiera dice: “ Ricordate il passato, non dimenticate le piaghe, ma non vendicatevi. Non dimenticate e perdonate!  In una società come la nostra che ancora soffre per la vendetta queste parole sono di grande incoraggiamento.  Il Papa non ci dice di dimenticare il male subito, le nostre ferite, ma di ricordare per poter perdonare. L’esempio dei martiri ci insegnerà e  ci aiuterà a poggiare la nostra vita su Cristo: “Chi costruisce su Dio costruisce sulla roccia, perché Lui è sempre fedele, anche se noi manchiamo di fedeltà (cfr 2 Tm 2,13). L’aquila, raffigurata nella bandiera del vostro Paese, vi richiami al senso della speranza, a riporre sempre la vostra fiducia in Dio, che non delude ma è sempre al nostro fianco, specialmente nei momenti difficili.

Il Signore vi guidi a camminare “insieme con Dio, verso la speranza che non delude mai”.

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *